Lëvizja FOL: PDK e para, LDK e dyta, VV-ja e treta
Prishtinë, 10 dhjetor - Drejtuesi i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, sot ka prezantuar hulumtimin rreth matjes së opinionit publik mbi partitë politike në Kosovë.
Studimi i titulluar Qëndrimet e qytetarëve mbi zgjedhjet dhe partitë politike në Kosovë është zhvilluar në 38 komuna të Kosovës duke përdorur metodën sasiore të hulumtimeve.
Për përcaktimin e mostrës në këtë hulumtim është përdorur teknika e mostrës së shtresuar të rëndomtë, me ç rast popullata e përgjithshme është ndarë në grupe më të vogla që njihen si shtresa bazuar në karakteristikat e përbashkëta të pjesëtarëve të këtyre shtresave.
\"Përmes këtij studimi Lëvizja FOL ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, të deklarojnë votën e tyre të dhënë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Kosovë (2014). Rezultatet për pyetjen A mund të na tregoni se për cilën parti politike keni votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë të organizuara në vitin 2014?, ka theksaur ai.
Në pyetjen se nëse pas një jave do të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë cilën nga partitë politike do ta votoni, rezultati është si vijon: PDK 29.6 për qind, LDK 25.3 për qind, Vetëvendosje! 17.10 për qind, AAK-ja 8.8 për qind, AKR-ja 5.9 për qind, Nisma 5.8 për qind, të tjerët 3 për qind, Lista Serbe 3.10 për qind dhe Partia e Drejtësisë 1.3 për qind, ka deklaruar Zogaj gjatë një konference për medie.