23 Janar 2025

Lëvizja BESA: Vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës

Shkup, 23 prill - Një delegacion i Lëvizjes BESA, në përbërje Afrim Gashi – zëdhënës i Lëvizjes dhe Zeqirija Ibrahimi – anëtar i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA, sot ishin në vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku u pritën nga Ambasadori  Ylber Hysa.

Përveç diskutimeve të tjera mbi zhvillimet politike, temë e pashmangshme e bisedës ishte edhe ngjarja e fundit në f. Goshincë të Likovës.

Me këtë rast delegacioni i BESËS edhe një herë shprehu shqetësimin që ka ngjallur ky incident teatral, që krizën politike në vend dëshiron ta shndërrojë në konflikt ndëretnik, madje – më vonë – ndoshta edhe në konflikt ndërfetar, ndërsa ritheksoi se për shtetin e Maqedonisë dhe për popullin shqiptar në këtë vend Republika e Kosovës është një vend mik dhe burim i stabilitetit.

BESA konsideron se përfundimisht duhet të pranohet ky fakt dhe të ndërpritet praktika që Kosova të jetë fajtori kujdestar i problemeve të brendshme të Maqedonisë.

Delegacioni i BESËS edhe një herë e gjykoi interpretimin që u bë gjatë këtyre ditëve në opinion se gjoja ky konflikt e ka burimin në Kosovë.

Rruga e vetme e Maqedonisë dhe e gjithë shqiptarëve në Ballkan, vazhduan përfaqësuesit e BESËS, është integrimi në NATO dhe BE. Për BESËN është i rëndësishëm që me çdo kusht të ruhet integriteti territorial i Maqedonisë, të mbretërojë paqja në vend, të ketë demokraci dhe zhvillim ekonomik, theksuan anëtarët e BESËS.

Ambasadori, nga ana e tij, e përgëzoi Lëvizjen BESA për qasjen konstruktive dhe serioze që ka ndaj zhvillimeve politike në vend dhe për ngritjen dhe kultivimin e miqësisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Ai po ashtu shtoi se Kosova në asnjë rast nuk është burim i destabilizimit për Maqedoninë, sepse kjo nuk është as në interes të shtetndërtimit të Republikës Kosovës, por as të vetë të shqiptarëve në Maqedoni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)