20 Janar 2025

Letonia e gatshëm që ta ndihmojë Kosovën

Prishtinë, 12 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Letonisë në Republikën e Çekisë, jorezident për Kosovën, zotëri Alberts Sarkanis, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke theksuar nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ajo tha se ndihma e Letonisë në procesin e integrimeve evropiane për Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojës, është e rëndësishme, me qëllim të përafrimit të vendit me BE-në.

Ambasadori i Letonisë, jorezident për Kosovën, zotëri Alberts Sarkanis, theksoi se vendi i tij është i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën në proceset e saj integruese dhe të zgjerojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)