Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme e nxjerrin Kosovën nga amullia
Prishtinë, 21 mars - Koalicioni PDK-LDK është i panatyrshëm dhe koalicioni i zorit. Urgjentisht duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, thotë Pal Lekaj.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk ka fuqi ti çojë përpara çështjet që janë me rëndësi vitale për shtetin.
Ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe amulli që është krijuar janë zgjedhjet e parakohshme.
Sipas Lekajt, AAKja është e gatshme dhe e përgatitur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Në një intervistë për Epokën e Re, Lekaj ka folur edhe për takimin e fundit ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës që është mbajtur në Tiranë javën e kaluar.
Ai ka theksuar se takimet e tilla nuk duhet të vazhdojnë, pasi nuk po sjellin rezultate pozitive.