22 Janar 2025

Lekaj: Veprimet e opozitës po bëhen për ta mbrojtur shtetin

Prishtinë, 12 tetor - Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka bërë me dije se partitë opozitare mund të ulen në një tryezë të përbashkët me pozitën vetëm nëse e tërheqin nënshkrimin nga marrëveshjet e fundit.

Lekaj në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se veprimet e fundit të opozitës po bëhen për t’i mbrojtur interesat e shtetit.

Ai e mohon se AAK-ja nëpërmjet këtyre veprimeve është bërë vegël e lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Lekajt, AAK do të jetë çdoherë kundër çdo procesi i cili do të jetë në dëm të shtetit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)