Lekaj: Të hapur edhe për PDK-në
Prishtinë, 18 nëntor - Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka paralajmëruar LDK-në se nëse nuk e pranojnë liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, të nominuar për kryeministër të Bllokut, marrëveshja e 10 qershorit do të prishet.
Lekaj ka pranuar se ky subjekt politik do të jetë i hapur të bisedojë edhe me PDK-në për formimin e institucioneve të reja.
Sipas tij, edhe në negociata me subjektet tjera politike, AAK-ja do të kërkojë që i nominuari për kryeministër të jetë lideri i saj.
Lekaj, i cili është anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do ta pres gjatë reflektimin e LDK-së.
/epoka e re/