Lekaj paralajmëron fuqizim të opozitës në ditët e ardhshme
Prishtinë, 24 prill - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka paralajmëruar fuqizim të rolit opozitar në ditët e ardhshme.
Ai ka thënë për Epokën e re se bashkimi i opozitës po ka efekt. Lekaj po ashtu ka bërë me dije se do të vazhdohet edhe më fuqishëm lufta politike në Kuvend, kurse pakënaqësia qytetare me protesta.
Duke iu kundërpërgjigjur vlerësimeve të analistëve se opozita spo ka oferta të reja, Lekaj ka thënë se opozita ka oferta dhe vizion të qartë për Kosovën dhe qytetarët e saj, mirëpo për shkak të mungesës së numrave nuk mund ta ndryshojë keqqeverisjen e koalicionit PDK-LDK.