18 Janar 2025

Lekaj: Në Kosovë mungon demokracia e mirëfilltë

Prishtinë, 15 shtator - Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në Ditën ndërkombëtare të demokracisë tha se Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë.

Lekaj tha se sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë e shpallur para nëntë vitesh, nga OKB-ja, ndërsa angazhimi ynë duhet të fokusohet që ta bëjmë Kosovën shtet modern e model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane.

“Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë. Demokracia, është një doktrinë që rregullon legjitimitetin e veprimtarisë së shtetit. Pra demokracia nuk është vetëm pushtet i votës, por edhe legjitimitet i cili vepron sipas kushtetutës në qeverisjen e shtetit në emër të popullit”, shprehet Lekaj.

Ai tha se mungesa e demokracisë do të thotë mungesë e garancës për të drejtat e njeriut, të cilat mundësojnë zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të së drejtës.

Sipas tij, angazhimi duhet të fokusohet që ta bëjmë Kosovën shtet modern e model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane, qëndrueshmërinë e saj si akti i parë juridik në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)