18 Janar 2025

Lekaj: Deputetët e sotëm, t'i marrim si model deputetët e asaj kohë

Prishtinë, 7 shtator - Kushtetuta e miratuar me 7 Shtator në Kaçanik, para 26 viteve kishte dhënë sinjalet e para së populli i Kosovës nuk do të ndalet asnjëherë deri në bërjen e Kosovës shtet të pavarur.

\"Vullneti i deputetëve të atëhershëm, edhe përkundër represionit të Serbisë, për të pasur mëvetësinë e shtetit ka qenë frymëzim për gjeneratat që të mos ndalën deri në atë që u arritë në vitin 1999 (Çlirimi i Kosovës) dhe pastaj shpallja e shtetit të pavarur në vitin 2008\", ka deklaruar Pal Lekaj Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Nënkryetar i AAK-së.

Sipas tij me përulje për qëndresën e delegatëve të Kuvendit të Kaçanikut, dhe për hapin  e tyre të guximshëm drejt vendosjes së themeleve të Kosovës si shtet.

\"Ne, deputetët e sotëm, duhet t\'i marrim si model deputetët e asaj kohë, për mbrojtjen e qenies së shtetit, integritetit e pacenueshmërisë së Kosovës\", ka theksuar Lekaj.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)