20 Janar 2025

Lehtsohet votimi për personat me Aftësi të Kufizuar

Prishtinë, 15 maj - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, priti në një takim kryetarin e Forumit Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, Bujar Kadriun, i cili shoqërohej nga nënkryetari i këtij forumi, Enver Kurtalani.

Gjatë këtij takimi u diskutua për ofrimin e kushteve për procesin zgjedhor dhe për pjesëmarrje të personave me aftësi të kufizuar në votime në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, kujtoi se KQZ-ja është ndër institucionet e pakëta në rajon, që personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar u ofron mundësinë të votojnë në zgjedhjet përmes shabllonëve në shkrimin Brail dhe se ky projekt, në bashkëpunim edhe me Shoqatën e personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar, do të zbatohet edhe kësaj radhe, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
  
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për krijimin e mundësive më të mira për votimin e personave me aftësi të kufizuara dhe në veçanti për krijimin e mundësive të barabarta për komunitetin e të shurdhërve në Kosovë, që të kenë çasje në informacione për procesin zgjedhor përmes gjuhës së shenjave.

Ndërkaq, kryetari i Forumit Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, Bujar Kadriu, falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mundësitë e krijuara për këto kategori gjatë zgjedhjeve të kaluara, por edhe për punën që është bërë për ofrimin e këtyre mundësive në këto zgjedhje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)