LDK, votimin e institucioneve e dërgon në Gjykatën Kushtetuese
Prishtinë, 23 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se në bazë të zhvillimit të seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për presidentin, është shkelur Kushtetuta e Kosovës. LDK, votimin e djeshëm e konsideron si jokushtetues.
LDK-ja, institucionet e dala nga seanca e djeshme, i konsideron jolegjitime. Për këtë ne do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar mendimin e kësaj gjykate se a është shkelur kushtetuta apo jo, i tha Radios Evropa e Lirë përgjegjësi për informim i LDK-së, Kujtim Shala.
Ai nuk skatësoi se kur do të bëhet kjo kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.