LDK: Vota përcakton fituesin
Prishtinë, 23 maj - Vullneti dhe vota e lirë e qytetarëve të Kosovës do të vendosë fituesin e zgjedhjeve, jo shërbëtorët e paguar apo vulnetarët e PDK-së, ka thënë këtë të enjte Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas LDK-së, Radio Televizioni i Kosovës mbrëmë pjesën më të madhe të kohës ia kushtoi sondazhit të porositur nga PDK-ja.
PDK-ja, ekspertët që paguan ajo dhe televizioni i saj, pasi, para pak kohësh, dështuan që ta manipulojnë opinion me një sondazh pa asnjë adresë, tani po provojnë të krijojnë klimë që e favorizon PDK-në.\"
\"Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë shpreh indinjatën e saj për tendencat e tilla të manipulimit të qytetarëve dhe tërheq vëmendjen që praktika e tillë ka krijuar klimë për manipulimet në zgjedhjet e fundit në Kosovë, thuhet në reagimin e LDK-së.