LDK: Veprimet e kriminelëve serbë janë nxitur nga Serbia
Prishtinë, 28 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet në veri, duke i cilësuar si kriminale dhe të papranueshme të gjitha veprimet e bandave serbe.
Sipas LDK-së, këto veprime janë nxitur nga institucionet e Serbisë dhe nga strukturat ilegale serbe në veri.
Përmes një deklarate për media, kjo parti u ka bërë thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë, të pranishme në Kosovë, që t`i përmbushin mandatet që kanë, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në tërë territorin e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës për durim dhe qetësi.