22 Janar 2025

LDK vendos sot për datën e zgjedhjeve brenda partisë

Prishtinë, 9 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të vendosë sot për datën e zgjedhjeve të brendshme. Data do të caktohet në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.

Arben Gashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka konfirmuar se sot do të vendoset se kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme në LDK. Sipas tij, nuk ka propozime konkrete për kohën e saktë të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve sepse Kryesia është ajo e cila do ta parashikojë kohën e duhur.

“Kryesia e LDK-së, sot do të mblidhet ku do të vendos për datën e saktë të mbajtjes së zgjedhjeve brenda partisë. Presim që gjithçka të vendoset në këtë mbledhje duke përfshirë edhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë Gashi.

Koha e rregullt e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti ka qenë muaji nëntor i vitit të kaluar, por për shkak të ngërçit politik që kishte përfshirë vendin, anëtarët e Kryesisë së kësaj partie kishin vendosur që zgjedhjet e brendshme të shtyhen pas konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)