LDK vazhdon ti bëjë presion Jahjagës
Prishtinë, 9 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon ti bëjë presion Atifete Jahjagës për tu larguar nga posti i Presidentes, në mënyrë që tu hapet rruga reformave zgjedhore dhe kushtetuese. Madje, zyrtarë të partisë më të madhe opozitare këtë po e bëjnë edhe gjatë vizitave në terren.
Kështu, të shtunën, nga Gjilani, deputetët Lutfi Haziri e Vjosa Osmani kanë thënë se presioni opozitar do të rritet për ta detyruar Jahjagën që të largohet nga posti më i lartë shtetëror. Në të kundërtën, zyrtarët e LDKsë kanë thënë se Jahjaga mund të jetë Presidente e PDKsë, por jo e krejt Kosovës, njofton gazeta Express.
\"Nëse nuk e respekton marrëveshjen, Jahjaga ajo çdo ditë për LDKnë do të jetë Presidente e PDKsë, sepse ajo nuk e përfaqëson unitetin politik dhe qytetar\", ka thënë Osmani të shtunën në Gjilan.
Presidentja Jahjaga ka ardhur në krye të shtetit, në bazë të një marrëveshjeje politike mes PDKsë, LDKsë dhe AKRsë, që parasheh mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale këtë vit, ndërsa ato parlamentare vitin e ardhshëm.
Situata është komplikuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Presidentes nuk mund ti shkurtohet mandati me ndryshime kushtetuese.