LDK vazhdon me bashkimin e spektrit të djatht
Prishtinë, 15 shkurt - Në vazhdën e punës për të bashkuar spektrin e djathtë rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, priti sot një delegacion të Partisë Demokristiane për Integrim, të kryesuar nga kryetari, Zef Morina.
Në takim është konfirmuar vullneti për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet LDK-së dhe PDIK, në frymën e bashkëpunimit tradicional të LDK-së me demokristianët.
Kryetari Mustafa ka theksuar gatishmërinë e LDK-së për të udhëhequr spektrin e partive të qendrës së djathtë të Kosovës, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve për të garantuar zgjedhje demokratike dhe për të fituar zgjedhjet.
Morina, nga ana tjetër, theksoi se LDK-ja është partia që ka themeluar shtetin e Kosovës dhe partia e vetme që mund ta shpëtojë Kosovë nga degradimi në të cilin e ka çuar qeveria aktuale.
Ai e theksoi si një vlerë të vendit bashkëpunimin e partive të qendrës së djathtë, duke e potencuar rolin vendimtar që ka LDK-ja, si partia më e madhe.