LDK uron të gjithë qytetarët për muajin e Ramazanit
Prishtinë, 6 Qershor Kolegjiumi i degëve të LDK-së në Prishtinë uron të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës, për muajin e Ramazanit.
Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj Zoti të forcojë dhe bashkojë qytetarët e Republikës së Kosovës, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme.
Shpresojmë qe ky Muaj të shërbej në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja.
Kolegjiumi uron këtë muaj të shenjtë të gjithë besimtareve mysliman në Kosovë, trojet etnike dhe të gjithë besimtarëve të Mërgatës sonë kudo që janë.