LDK, unike në qëndrimin kundër PAN-it
Prishtinë, 21 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen me Kryetarë të Degëve, të cilën e udhëhoqi kryetari i LDK-së njëherësh kryeministër i vendit Akademik Isa Mustafa.
Gjatë mbledhjes u diskutua rreth organizimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, përfshirë kriteret dhe orientimet rreth propozimeve për Kryetar të Komunave, për këshilltarë komunal si dhe programin të cilin LDK-ja do të ua ofron qytetarëve në zgjedhjet lokale.
Kryetarët e Degëve të LDK-së, gjithashtu diskutuan dhe përkrahën fuqishëm Kryetarin Dr. Isa Mustafa dhe Kryesinë e LDK-së në qëndrimet e partisë në raport me formimin e Qeverisë. Kryetarët e degëve siguruan Kryetarin Mustafa se deputëtët e degëve përkatëse, janë unik dhe të bashkuar rreth qëndrimeve të LDK-së, dhe refuzimit të plotë për çfarëdo bashkëpunimi me koalicionin PAN.
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditëve në vijim do të mbaj edhe mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kur edhe do të miratoj orientimet dhe kriteret për propozimet për Kryetar të Komunave.