20 Janar 2025

LDK: Thaçi po keqpërdor shërbyesit publikë

Prishtinë, 27 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron të paligjshme dhe të pamoralshme, veprimet që po bën kryeministri në largim Hashim Thaçi me shërbyesit publik në Kosovë.

Se deri ku ka shkuar kapja e shtetit nga Thaçi dhe partia e tij, tregon edhe spoti ku ai keqpërdor policët, infermierët, mjekët, mësimdhënësit si dhe shërbyesit tjerë pubikë për të bërë fushatë për partinë e tij politike.

LDK-ja e konsideron të paligjshme që policia e shtetit të përdoret për fushatë zgjedhore dhe spote promovuese politike, sepse Policia është institucion i shtetit, i cili duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve mbi bazën e mandatit ligjor që ka. Nuk është rasti i parë që PDK turpëron Policinë e Kosovës. Ata madje janë rrahur nga djemtë e nënkryetarit të PDK-së, në pikë të ditës dhe asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi para ligjit, sepse ata janë mbi ligjin.

Përdorimi i shërbyesve publikë për fushata partiake dhe personale, ndodh vetëm në vendet diktatoriale, siç po synon PDK dhe Thaçi ta shndërrojë Kosovën.

Rritja e pagave të shërbyesve publikë nuk është bërë nga buxheti personal i Thaçit, por nga paratë e taksapaguesve kosovarë. Kjo rritje nuk i lejon atij komoditetin që ta turpërojë këtë kategori të shoqërisë.

Detyrimi që po bën kryeministri në largim, që shërbyesit civilë të dalin publikisht dhe të deklarojnë lartësinë e pagave të tyre është shkelje e rëndë e sekretit afarist dhe privatësisë. Për LDK-në, këto veprime jodemokratike dhe johumane bien ndesh edhe me traditën shqiptare, ku familja dhe privatësia janë të shenjta.

LDK-ja i garanton qytetarët e Kosovës se vlerat e Partive Popullore Evropiane, pjesë e të cilave është LDK-ja, do të ruhen në maksimum dhe i garantojmë ata se qeveria e LDK-së, asnjëherë nuk do të detyrojë asnjë familjar Tuajin që të dalë në publik dhe të flasë për privatësi.

LDK-ja i bën thirrje edhe vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, që të monitorojnë shkeljet e privatësisë dhe keqpërdorimin që po bën kryeministri në largim.

LDK-ja si pjesë e PPE-së, zotohet se parimet dhe vlerat demokratike të familjes dhe privatësisë do të respektohen në maksimum, konform ligjeve të Kosovës dhe traditës tonë të shëndoshë ndër shekuj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)