LDK: Të parandalohet dhuna si tentativë për përmbysjen e shtetit
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për Qeverisjen në përgjithësi, si dhe për procesin e përgatitjes së Konventës së Punës së LDK-së. Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, e njoftoi kryetarët e degëve të LDK-së për zhvillimet e fundit në të cilat po kalon vendi.
Kryetarët e degëve vlerësuan punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës dhe në mënyrë unanime kërkuan nga të gjithë përfaqësuesit e LDK-së, që të zbatojnë vendimet dhe qëndrimet e partisë. Kryetarët e degëve theksuan se LDK është parti serioze dhe institucionaliste, e cila siguron funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës
Po ashtu, u kërkua që LDK të shtojnë aktivitetet në funksion të parandalimit të dhunës si tentativë për përmbysjen e shtetit, duke ritheksuar se rruga institucionale është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e të gjitha qështjeve, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën