18 Janar 2025

LDK: Sulmi ka për synim direkt që të zhysin vendin në kaos dhe anarki

Prishtinë, 5 gusht - Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmin e rëndë kriminal mbi Kuvendin e Kosovës, të kryer një natë më parë nga njerëz ende të paidentifikuar.

LDK-ja konsideron se veprime të tilla kriminale të drejtuara kundër institucioneve shtetërore, synojnë të ndalin progresin e Kosovës në proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Akte të tilla të dhunshme, kanë për synim direkt që të zhysin vendin në kaos dhe anarki dhe që të ndalin proceset e rëndësishme eurointegruese para të cilave ndodhet Kosova, duke filluar nga nisja e lëvizjes së lirë.

Duke ftuar organet kompetente të shtetit që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve kriminale, LDK-ja shpreh përkushtimin e saj të plotë që të vazhdojë kontributin në avancimin e proceseve demokratike.

Njëkohësisht, LDK fton të gjitha subjektet tjera që të distancohen qartësisht nga veprime të tilla kriminale dhe të jenë pjesë e agjendës nacionale të Kosovës, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)