18 Janar 2025

LDK sot zyrtarizon Isën

Prishtinë, 4 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) as të martën nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës së Prishtinës, duke e lënë që një gjë të tillë ta bëjnë të mërkurën, në ditën e fundit të afatit ligjor.

Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së të mbajtur të martën u diskutuan kryesisht çështje teknike, thonë zyrtarë të kësaj partie.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, pas mbledhjes së kryesisë deklaroi se zyrtarizimi i kandidatit për kryetar të Prishtinës do të bëhet të mërkurën.

“Për kandidatin për kryetar të Prishtinës vendoset të mërkurën, degët e Prishtinës i kanë dorzu propozimet, ne jemi marrë vesh që nesër në mëngjes të vendosim për kandidatin”, ka thënë ai.

Më tutje Shala ka shtuar se në këtë mbledhje u diskutuan kryesisht çështje teknike, si dhe çështja e listave zgjedhore për asambletë komunale.

“Më shumë është diskutuar për çështje teknike. U diskutua edhe për kandidatët për kryetarë të komunave, për listat zgjedhore për asambletë komunale dhe për bartësit e listave dhe çështjet e funksionalizimit të shtabeve në degë dhe të shtabit qendror të partisë”, ka thënë ai.

Përndryshe, gazeta “Zëri” të martën ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, me gjasë do të dalë me kandidatin e saj për kryeqendrën, Isa Mustafën, duke synuar kështu mandatin e tretë në krye të Prishtinës.

Kalkulimet e LDK-së bëhen se me Isa Mustafën në krye fitohet më lehtë Prishtina edhe për një mandat të ri, ndërkaq në momentin që ky subjekt politik fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare, atëherë kryeqendra mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Ndërsa analistët politikë mendojnë se Mustafa do të duhej t’ia besonte garën për Prishtinën ndonjë kandidati tjetër të LDK-së, ndërsa vetë të fillojë parapërgatitjet qysh tani për t’i fituar zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen vitin tjetër. A.Ahmeti.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)