LDK sot mban Kuvendin zgjedhor
Prishtinë, 31 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si subjekti i dytë më i madh politik në Kosovë, pritet që sot të mbaj Kuvendin zgjedhor.
Isa Mustafa kandidon për një tjetër mandat, përballë deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, si pretendent potencial përmenden edhe ish- kryetari i LDK-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe nënkryetari aktual i partisë, Lutfi Haziri.
Lidhja Demokratike e Kosovës, është subjekti i dytë më i madh politik në Kosovë. Kjo parti ka pasur disa palë zgjedhje dhe tre kryetarë të ndryshëm.