LDK: Shpendi nga fillimi ka proceduar me vendime tё jashtёligjshme
Prishtinë, 19 shkurt Grupi i LDK-sё nё Kuvendin e Prishtinёs, konsideron se letra e kryetrarit Shpend Ahmeti drejtuar MPAL dhe kryesuesit tё Kuvendit tё Komunёs, lidhur me ligjshmёrinё e vazhdimit tё mbledhjes sё rregullt tё Kuvendit tё Prishtinёs tё datёs 5.02.2015, ёshtё pёrpjekje pёr tё mbuluar dёshtimet e tij nё udhёheqjen dhe menaxhimin e Komunёs sё Prishtinёs.
Dёshtimet e Shpend Ahmetit nuk do tё mund ti anshkalojё askush asnjёherё. Ato lidhen me shkelje tё ligjeve tё Republikёs sё Kosovёs.
Komuna me Shpendin nё krye, qё nga fillimi i qeverijes sё tij e deri nё ditёt e sotme ka proceduar me vendime tё jashtёligjshme.
Shkelja e ligjeve tё arsimit, me vendime arbitrare, shkelja e ligjt pё menaxhimin e financave publike dhe pёrgjegjёsitё, shkelja e ligjit mbi prokurimin publik, shkelja e ligjit pёr ndёrmarrjet publike, janё vetёm disa nga dёshmitё mbi tё cilat po pёrgaditen lёndёt pёr Prokurori ndaj Shpend Ahmetit.
Pjesёmarrja e kryetarit tё Komunёs nё protesta tё dhunshme, tё 27 janarit 2015, pёr shkatёrrimin e kryeqytetit tё cilin ai e menaxhon vetё, jep shembullin mё ekstrem, kur njё kryetar me pushtet pёrpiqet ta shkatёrrojё qytetin qё udhёheq dhe shtetin e tij. Ёshtё kryetari Ahmeti qё nuk e dha asnjё tё dhёnё lidhur me dёmet milionshe tё kryeqytetit. Ёshtё kryetari Ahmeti qё nuk e thirri asnjёherё Kёshillin pёr Siguri nё Bashkёsi, si njё organ qё shqyrton sigurinё nё kryeqytet.
Shpend Ahmeti ka rёnё pre e politikave coroditёse tё Komitetit tё mediave tё Vetёvendosjes, komitet ky qё realisht po udhёhq me Kryeqytetin nё tё gjitha fushat, si nё punёsimin e militantёve tё VV nё Komunё, duke shkuar aq larg sa tё pёrcaktohet nё tavolinat e tij se kush mund tё fitojё tender e kush jo dhe kush mund tё marrё e kush jo leje ndёrtimi nё kryeqytet, se kush mund tё bёhet drejtor e kush jo.
Pёrpjekjet e tij pёr tё vёnё nё dyshim vendimet e shumicёs parlamentare tё Kuvendit tё Prishtinёs, janё edhe njё dёshmi se udhёheqja komunale, pёrveçse ka lёnё anash menaxhimin e kryeqytetit dhe kёrkesat e qytetarёve, ajo po merret me politikat linçuese tё modeleve e tё regjimeve tё viteve 50 tё shkeullit tё kaluar, me tipare tё eliminimeve politike, pa zgjedhur asnjё mjet!
E ftojmё Shpend Ahmetin ti kthehet zabtimit tё ligjit dhe respektimit tё normave tё demokracisё. E ftojmё kryetarin e komunёs qё ta shqyrtojё pozicionin e tij prej kryetari dhe ti kthehet Komitetit te Vetёvendosjes, sepse qytetarёt e Prishtinёs nuk i duan modelet e regjimeve tё kaluara. Ato regjime me hyzmeqarёt e tyre e kanё sakatosur kёtё vend! Ky vend do zhvillim sipas modeleve tё demokracisё sё zhvilluar evropiane.