12 Mars 2025

LDK shpalli kandidatët e rinj për kryetarë komunash

Prishtinë, 31 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas konsultimeve me degët përkatëse, shpalli sot kandidatët për kryetarë të disa komunave.

Deçan, Blerim Bajraktari, nënkryetar i Degës dhe asambleist;

Suharekë, Sali Asllanaj, kryetar i Degës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës;

Skënderaj, Cen Behrami, kryetar i Degës;

Malishevë, Sali Morina, kryetar i Degës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës;

Gllogovc, Izet Avdyli, kryetar i Degës;

Shtime, Fatmir Zymberi, kryetar i Degës

Junik, Zenun Shala, anëtar i kryesisë, afarist i njohur;

Shtërpcë, Hamdi Haliti, kryetar i Degës;

Hani i Elezit, Zylbehar Hasallari, kryetar i Degës;

Kllokot, Hasan Rashiti, kryetar i Degës;

Zubin-Potok, Çerkin Veseli, kryetar i Degës.

Këta kandidatët kanë marrë paraprakisht përkrahjen e degëve të tyre, si dhe të Kryesisë qendrore të LDK-së. Ata janë nominuar pas konsultave përbrenda organeve të partisë dhe gëzojnë mbështetjen e gjerë të elektoratit në komunat përkatëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)