20 Janar 2025

LDK shpalli hapjen zyrtare të fushatës

Prishtinë, 28 maj - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, një minutë pas mesnate e ka shpallur të mërkurën fushatën në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, duke garantuar qytetarët se do të respektohen të gjitha procedurat ligjore që vullneti i sovranit të dëgjohet dhe të respektohet.

“Ne hyjmë në zgjedhje me bindje të plotë se LDK do të fitojë në zgjedhje dhe se ne në mëngjesin e 9 qershorit, një ditë pas zgjedhjeve, do të fillojmë punën për krijimin e kabinetit qeveritar, i cili do të qeverisë Kosovën, jo vetëm në katër vitet e ardhshme por edhe më gjatë, sepse programi ynë qeverisës është një program afatgjatë, i cili siguron stabilitet, siguron prosperitet, dhe siguron qeverisje të mirë të vendit”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka thënë se këto zgjedhje i konsiderojmë tepër të rëndësishme, për fitoren e qytetarëve, sepse programet tona për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetit të Kosovës do të bëjnë ndryshimet e qeverisjen në të mirë të vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që zgjedhjet të jenë të rregullta, demokratike, të mbikëqyrura dhe të vëzhguara mirë dhe që rezultatet e zgjedhjeve të jenë atë që burojnë nga vullneti i çdo qytetari në çdo cep të Kosovës”, ka potencuar Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)