LDK shpall fitoret në tri komuna
Prishtinë 3 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë një konference për media pas orës 23:00, ka shpallur fitoren e partisë së tij në nivel të Kosovës, duke thënë se LDK është kthyer sërish në partinë më të madhe në Kosovë.
Këtë konstatim, ai e ka mbështetur në numrin e përgjithshëm të votave që LDK ka fituar në të gjitha komunat në bazë të numërimit të votave deri më tani.
Fitore pa balotazh, Mustafa ka shpallur në Podujeve, Gjilan e Pejë. Kurse, si partia e parë, LDK-ja, sipas Mustafës mund të shkoj në balotazh në Prishtinë, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Viti, Suharekë e Lipjan.
Kurse si e dyta, LDK shkon në balotazh në Prizren, Ferizaj, Deçan, Junik, Vushtrii, Novobërd e mbase në Mitrovicë e Malishevë.
Balotazhi për zgjedhjet 2013 mbahet më 1 dhjetor.