LDK shënon 29 vjetorin e themelimit
Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryesia e LDK-së bashkë me strukturat e LDK-së bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Ndërsa, me von LDK organizon manifestimin për këtë përvjetor.
Kryetar i parë i kësaj partie ishte zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova i cili e drejtoi këtë pari deri sa ndërroi jetë.
LDK ishte ndër partitë politike më masive në historinë politike të Evropës Juglindore.
Arsyeja ishte e thjeshtë sepse populli i besoi lidershipit dhe vizionit të LDK-së, sepse LDK u formua nga pjesa më e ditur, më e ngritur dhe më e moralshme e shoqërisë kosovare nga intelektualët e saj