LDK shënon 26-vjetorin e themelimit
Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demoratike të Kosovës Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Nisma për themelimin e një partie në këtë sistem, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi,Ali Aliu, Ibrahim Berisha,Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.
Kjo nismë u përkrah dhe u nxitu nga intelektual të kohës si Ibrahim Rugova, Ajri Begu, Basri Çapriqi e Ramiz Kelmendi, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e partisë.
Ky Këshill nismëtar takohej herë pas here dhe bisedonte për konturat e ardhshme të partisë. Pa marrë parasysh vështirësitë e fillimit dhe ato të kohës, u vendos që në punën e mëtutjeshme të themelimit të partisë të përfshiheshin edhe intelektualë të tjerë, të guximshëm për veprim në rrethana e shkatërrimit të Jugosllavis.