16 Janar 2025

LDK: RTK serish u vu krah qeverisë së PDK-së

Prishtinë, 26 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pasi sonte disa medie të vendit, përfshirë transmetuesin publik, RTK, sot, kanë shpërndarë një rezultat sondazhi të paverifikuar, pa burim të saktë, prandaj jokredibil.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhjen e thellë për politikat e tilla redaksinale e në radhë të parë shpreh indinjatën e thellë të saj ndaj politikave që ndjek RTK-ja, transmetuesi i cili do të duhej të ishte publik.

\"RTK-ja, sonte, dha në lajmet qendrore rezultate sondazhesh pa burim të verifikuar dhe me këtë edhe një herë u vu krah qeverisë së PDK-së dhe shërbimeve të saj\", thuhet në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga mediet që të jenë të përgjegjshme dhe të informojnë konform normave të funksionimit të medieve të një vendi demokratik dhe të mos përpiqen të krijojnë klimë politike të favorshme për dikë e ta pafavorshme për dikë tjetër, duke u shërbyer me lajme pa adresë të saktë e jokredibile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)