06 Maj 2024

LDK: Qeveria Thaçi po e rrezikon rrugën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 19 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlërson se lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet kusht kyq për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës, mesazhe këto që janë konfirmuar edhe nga zyrtarët më të lartë evropianë si dhe nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, znj. Clinton.

Qeveria Thaçi, sipas LDK-së përveç që nuk ka treguar vullnet për luftimin e këtyre dukurive, ka kontribuar në rritjen e tyre, sidomos në institucionet që do të duhej të ishin shembull i luftimit të dukurive negative.

Në fakt siç vlërson LDK, Qeveria vazhdimisht shfrytëzon agjendën Europiane si mjet për fuqizim të pushtetit, e jo si nxitje për zhvillim dhe reformë.

Rritja e rasteve te dyshuara për korrupsion në vitin 2011 dhe 2012, në krahasim me vitin 2010, po e minon funksionimin efikas të institucioneve.

Për më tepër, kjo po e zbehë kredibilitetin e tyre para qytetarëve dhe para institucioneve e partnerëve ndërkombëtarë si dhe po e bllokon fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

"Për më tepër kjo Qeveri, veçse forcon gjetjet e raportit të Freedom House - ‘Kombet në Tranzicion’, ku Kosova cilësohet si regjim autoritar gjysëm i konsoliduar", theksohet në komunikatën e kësaj partie.

Procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi i Kosovës në BE, në përgjithësi, sipas LDK-së po dëmtohet seriozisht duke pasë parasysh që numri i zyrtarëve të dyshuar për falsifikim të dokumenteve është signifikant, duke dëmtuar kështu procesin e sigurisë së dokumenteve si një nga komponentet kyqe në këtë proces.

"Skandalet e shumta në institucionet që kanë rol kyq në procesin e integrimit evropian dëshmojnë mosgatishmërinë e kësaj Qeverie për të avancuar interesat e Kosovës në proceset euro-atlantike. Bllokimi i punës së Kuvendit nga ana e Qeverisë ishte edhe një alarm se kjo Qeveri përfaqëson anti-vlera evropiane", vazhdon komunikata e LDK-së.

Me veprime që nuk ndodhin askund, dhe për të mbrojtur interesa që po e dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit, Qeveria bënë që Kosova të dështojë në zbatimin e reformave ekonomike dhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për biznes.

LDK vlërson po ashtu se Qeveria përmes sabotimit të punës së Kuvendit bllokoi edhe kalimin e një sërë vendimesh që janë konsideruar parakushte për reflektim të progresit në Studimin e Fizibilitetit.

Këtu përfshihen emërimet në Bordin e KPM-së dhe RTK-së si dhe një sërë ligjesh që do të dëshmonin vullnetin e institucioneve për një vlerësim pozitiv nga institucionet e BE-së në vjeshtë të këtij viti.

"Me keto veprime Qeveria dëmton edhe Studimin e Fizibilitetit i cili pritet të publikohet, si dhe bënë që Qeveria e Kosovës të jetë shkaktari kryesor i stagnimit të proceseve integruese".

Kjo parti me tej thekosn se Qeveria vazhdon politikat kontradiktore, me spektakle televizive, krijime te grupeve punuese, duke lënë anash zbatimin konkret të detyrimeve që dalin nga Plan Veprimi për Partneritet Evropian. Kjo lloj politike rrezikon seriozisht momentumin pozitiv të Brukselit ndaj rajonit në përgjithësi.

Lidhja Demokratike e Kosovës i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht të adresojë seriozisht obligimet që dalin nga agjenda Evropiane, e posaçërisht ato që ndërlidhen me  fushën e sundimit të ligjit,  me reformën e administratës publike, me përmirësimin e ambientit biznesor dhe shtrirjen e sovranitetit në veri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)