LDK: Qeveria nuk mund të mbrojë paligjshmëritë
Prishtinë, 7 shkurt -Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se ngjarjet e fundit në Universitetin e Prishtinës janë të papranueshme, duke e parë si fajtore të vetme Qeverinë e Kosovës, e cila sipas LDK-së, nuk ka vullnet që ta tejkalojë situatën.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet Grupit parlamentar të saj, në bashkëpunim me Grupet parlametare të AAK-së dhe të VV-së, tash e dy ditë po përpiqet që të kaloja një numër rekomandimsh, me anën e të cilave do të adresoheshin përgjegjësitë dhe do të bëhej e mundur të ndryshohej gjendja për të mirë, por një gjë e tillë po pamundësohet për shkak të bojkotimit të seancës nga ana e PDK-së dhe koalicionit qeveritar, njofton LDK, përmes një komunikate për media.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Qeveria nuk mund të mbrojë paligjshmëritë të UP duke i rrahur dhe arrestuar studentët dhe qytetetarët e Kosovës, ndërkaq i bën thirrje Qeverisë \'\'që të heq dorë nga uzurimi që i ka bërë UP-së, me anën e militantëve të vet, dhe të hapë rrugë që situata të normalizohet\'\'.