LDK: Qeveria në largim po mashtron për Fondin dhe komunat e reja
Prishtinë, 23 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dëshiron të sqarojë opinionin publik se të ashtuquajturat Vendime të qeverisë në largim për themelimin e një komisioni për kryerjen e analizave për themelimin e Fondit për punësim dhe zhvillim si dhe për krijimin e komunave të reja, janë thjeshtë dhe vetëm përpjekje për mashtrimin e qytetarëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thekson se partia e cila udhëheqë qeverinë e pakicës në largim, nuk ka asnjë bazë ligjore për të marrë vendime të tilla.
Këto vendime mund të procedohen vetëm nga një qeveri legjitime, me mandat kushtetues dhe përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa, vendimet e tilla mund ta marrin formën e prerë pas votimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Të gjitha vendimet do të shqyrtohen dhe procedohen, konform interesit më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, kur qytetarët e Kosovës të kenë vendosur përfaqësuesit e tyre në instuitucionet legjitime të Kosovës.
Vendimet e sotme si dhe mënyra se si qeveritarët në largim po keqpërdorin institucionet e Kosovës për nevoja të fushatës së tyre zgjedhore janë të kundërligjshme dhe tregojnë panikun e tyre nga humbja e thellë që do të pësojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 8 qershor.
Lidhja Demokratike e Kosovës garanton të gjithë qytetarët dhe në mënyrë të veçantë banorët e lokaliteteve të apostrofuara për tu shndërruar në komuna, se qeverisja e LDK-së d