18 Maj 2024

LDK: Qeveria i lë shoqatat e luftës pa mbrojtje ligjore

Prishtinë, 16 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka analizuar vendimin e Qeverisë të datës 27.06.2012, nr.04/81, i cili ndan 1.6 milion euro mjete nga subvencionet e kulturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik dhe fushave të tjera, për të financuar nevojat bazike për proteza dhe rehabilitim që kanë invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës.

Këto mjete prej 1.6 mil sipas LDK-së janë marrë nga subvencionet e këtyre ministrive: Ministria e Kulturës 150,000, Ministria e Arsimit 150,000 euro, Ministria e Bujqësisë 200,000 euro, Ministria e Shëndetësisë 200,000 euro, Ministria e Zhvillimit Ekonomik 200,000 euro, Ministria e Punëve të Brendshme 100,000 euro, Ministria e Diasporës 50,000 euro, Ministria e Kthimit 50,000 euro, Ministria e Financave 100,000 euro, Ministria e Pushtetit Lokal 50,000 euro, Ministria e Punës 200,000, Zyra e Kryeministrit 150,000 euro etj.

LDK vlerëson se kjo formë e mbështetjes së këtyre kategorive nuk është dinjitoze dhe tregon mungesë respekti nga ana e qeverisë.

LDK vlerëson se mbështetja për këto kategori duhet të sanksionohet me ligj, e jo të mbetet në mëshirën e subvencioneve të arsimit, kulturës e bujqësisë.

LDK vlerëson se mbështetja për këto kategori nuk duhet bazuar në vendime ad-hoc të qeverisë, por duhet të jetë mbështetje e sigurt që siguron jetë dinjitoze dhe zhvillim normal të fëmijëve të këtyre familjeve.

LDK vlerëson se Qeveria Thaçi i ka mashtruar vazhdimisht invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës. Ligji për mbrojtjen e këtyre kategorive nuk u procedua dhe këto kategori më meritore për pavarësinë e Kosovës po mbesin pa mbështetje të nevojshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)