18 Maj 2024

LDK: Pushteti aktual po i kushton shtrenjtë Mitrovicës

Prishtinë, 17 nëntor - Në konferencën e rradhës për medie, të organizuar nga dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Mitrovicë, me qëllim të shpalosjes së faktografisë mbi keq-qeverisjen dhe menaxhimin e dobët nga ana e pushtetit lokal në Mitrovicë, Nënkryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi u ndalua në fushën e urbanizmit dhe gjendjes së  infrastrukturës në komunë. 

Ai theksoi se në Mitrovicë, ka një mungesë vizioni për zhvillim në këto fusha, me ç’rast përmendi dy dokumente të rëndësishme të cilat duhet të ishin bazë për zhvillim për 5 vitet e ardhme: Plani Zhvillimor Komunal dhe Plani Zhvillimor Urban, të cilat nuk përfillen nga pushteti komunal i cili e ka për obligim t’i konsultojë sepse këto janë dokumente të aprovuara nga Kuvendi Komunal.

“Po ashtu kemi ngadalësim të realizimit të planeve rregullative dhe mungesë të kontrollit të realizimit të tyre edhe pse nga 11 sosh  që është dashur të realizohen, janë realizuar vetëm dy : Plani Regullativ i Qendrës dhe ai i Iliridës me Fidanishte”  theksoi Kamberi, duke shtuar se këto plane rregullative është dashur të miratohen 18 muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Planifikim Hapsinor, e që nuk ka ndodhur në Mitrovicë. 

“Problematikë shumë e rëndësishme vazhdon të mbetet mungesa e mekanizmit të pranimit teknik të objekteve.  Në këtë kontekst unë besoj se edhe investitorët janë të interesuar që të krijohet ky mekanizëm për pranim teknik të objekteve sepse do t’I shkarkonte ata nga ky obligim që u rin mbi supe në vazhdimësi e që do të ndikonte edhe te inkasimi i borxhit” tha Kamberi.

Në konferencë u përmend se Grupi Asambleist i LDK-së gjithnjë i ka ngritur këto çështje pranë asamblesë komunale mirëpo këto edhe shumë vërejtje të tjera nuk u morën parasysh nga pushteti aktual.

LDK, tha nënkryetari Kamberi, shpreson në gjetjen e një zgjidhje sa më parë që do t’i lehtëson edhe bizneset në fushën e ndërtimtarisë dhe do të rris edhe efikasitetin komunal në këtë fushë.

“ Duhet të krijohen mekanizma më efikas të kontrollit të zbatimit të planeve rregulluese dhe aplikimit të parametrave urban posaqërisht me rastin e dhënies së lejeve ndërtimore të objekteve të larta.” U tha në konferencë.  

“ Ne dëshirojmë të demantojmë deklaratat në media nga zyrtarë komunal rreth gjendjes së borxhit gjatë viteve 2002-2007. Gjatë këtyre viteve, sa ka qeverisur LDK, borxhi i mbetur është 385,967.36 eu.  Ndërsa gjatë viteve të këtij pushteti : 2008-2012; pra në momentin që po diskutojmë,  borxhi arrin në 724,167.15 eu . Kjo tregon se ky borxh është 3-fish më i lartë në kohën e qeverisjes së PDK-së“, shtoi Kamberi . 

Për sa i përket lejeve të ndërtimit, Kamberi theksoi se praktikat e deritashme në qytet dëshmojnë se lejet e objekteve nuk janë çdo herë në përputhje me planet e miratuara pasi koeficientët e lejuar sipas planeve zbatohen në maksimumin e tyre edhe aty ku nuk egzistojnë kushtet për zbatimin e tillë të tyre. 

“Ne i përkrahim nismat për evidentim dhe raportim në këtë fushë,  dhe njëkohësisht bëjmë thirrje  që të vazhdohet me monitorim edhe në fushat e tjera , se të gjeturat do të ndihmojnë në ngritjen e efikasitetit dhe performancës së komunës dhe drejtorisë përkatëse në veçanti”, konkludoi Kamberi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë, në këtë konferencë ka paraqitur edhe të dhëna sa i përket investimeve kapitale në këtë komunë.

Sipas tyre, orientimi I investimeve kapitale bëhet jo-njëtratësisht në komunë, dhe ka një laramani që këto investime të bëhen jo sipas nevojave të qytetarëve dhe prioriteteve të përcaktuara sipas planeve. 

“Investimet nga grandet qeveritare menaxhohen shumë pak nga Kuvendi Komunal, prandaj ndërtohen objekte të kualitetit te dobët” tha Kamberi.  Ai përmendi shembuj të ndryshëm sikurse rruga Vinarc –Koshtovë, e cila është punuar me shumë mangësi teknike, një pjesë e rrugës në fillim të eksploatimit ka rrëshkitur dhe është deformuar.

“Kemi projekte te filluar shumë më herët dhe kanë mbetur të papërfunduara, si shembull përmendim ndërtimin e ujësjellsit në fshatin Koshtovë, i filluar më 2008, i mbetur papërfunduar për shkak të menaxhimit joprofesional. Kemi projekte të dështuara për shkak të mungesës së vizionit dhe mospërfilljes së profesionistëve, shembull është rrethrrotullimi në rrugen: ’Mbretëresha Teutë’ I cili e komplikon trafikun në vend se ta bëjë atë më funksional”  tha Kamberi.

Ai theksoi se investimet kapitale të planifikuara për 2012 janë 4,774,100.00 euro ku të realizuara deri në këtë periudhë kohore janë vetëm 2,492,559.93 euro që sipas Kamberit, paraqet 48% të realizimit.

“Në fund mund të konkludojmë se edhe përkundër vërejtjeve tona në vazhdimësi si grup asambleist i LDK-së në Kuvend Komunal, për shpenzimet e parasë publike, parasë së qytetarëve të Mitrovicës, kjo qeverisje është duke I kushtuar shtrenjtë qytetarëve mitrovicas” tha Kamberi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)