19 Janar 2025

LDK: Projektet e mëdha të qeverisë janë dështim total

Prishtinë, 26 janar- Këshilli i Ekspertëve për Ekonomi i Lidhjs Demokratike të Kosovës (LDK), ka vlerësuar se projektet më të mëdha të qeverisë janë dështim total.

\"Asete strategjike të vendit janë falur. Disa projekte janë implementuar me çmim shumë të lartë. Në të gjitha këto projekte transparenca ka qenë zero. Kontratat asnjëherë nuk janë bërë publike. Ka pasur edhe tendenca nga qeveria për të bërë privatizime joligjore të aseteve publike\", thuhet në komunikatën e LDK=së.

 1. Distribucioni dhe Furnizimi me energji është falur për 17 mil euro. Vetëm investimet në rrjet të energjisë nga komunat e ndryshme tejkalojnë këtë shumë. Investimet që planifikohen të bëhen nga kompania që e ka privatizuar këtë aset publik, do të vijnë nga rrija e tarifës së energjisë elektrike. Kështu, këto investime do të paguhen nga qytetarët e Kosovës.

 
 2. Autostrada Morinë-Besi u inaugurua pjesërisht. Kostoja e saj shkon në 1 miliard euro, që e bënë autostradën më të shtrenjtën në rajon. Kontrata asnjëherë nuk është bërë publike. Në draftet jozyrtare të kontratës, çmimi për disa punë ka qenë shumëfish më i lartë se çmimi me të cilin janë paguar kompanitë vendore në projekte të ngjashme.

 
 3. Në fushën e energjisë, projekti i Kosovës C ka ngecur tash e sa vite. Planet për revitalizim të sektorit të energjisë tashmë janë vjetruar. Nuk ka asnjë mundësi që më 2017 të heqim nga përdorimi ‘Kosovën A’, që është kancer për qytetarët.

 
 4. PTK u tentua të privatizohet në mënyrë jo ligjore pa vendim të Kuvendit të Kosovës, siç parashihet me nenin 9 të Ligjit për Ndërmarrje Publike. Qeveria e shpalli fituesin, por nuk mundi ta përmbyllë procesin, ngase dështuan përpjekjet që të kaloi në Kuvendin e Kosovës raportin e Komisionit Ndërministror për Privatizimin e PTK-së. LDK e stopoi këtë proces joligjor, e mbështetur nga partitë e tjera opozitare.
 

 5. Autostrada për Shkup po vazhdon me avazin e autostradës paraprake. Procedurat për kontraktimin e saj janë shumë jo transparente. Variantet për ndërtimin e saj nuk po diskutohen në publik. Qytetarët që do të paguajnë për atë autostradë nuk kanë asnjë informata për të. Ka tendenca se do të kontraktohet për 100 milion euro më shtrenjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)