LDK program të veçant për Mitrovicën
Prishtinë, 3 dhjetor - Në vazhden e aktiviteteve të fushatës zgjedhore të LDK-së në Mitrovicë, për zgjedhjet 2010, kandidatet për deputet nga rradhët e LDK-së nga Mitrovica, po takojnë grupe të ndryshme të interesit të vacantë për LDK-në.
Punëtorët e ndërrmarjes Trepça, i priti kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe njëherit kandidat i kësaj partie për zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit, Sadri Ferati me bashkëpunëtorë.
Duke folur për aktivitetet e partisë nder vite Ferati theksoi angazhimin e tij personal dhe te partisë për ceshtje te cilat nderlidhen me punëtorët e kësaj ndërrmarje.
Programi i LDK-se ka nje pako te vacant per Mitrovicen, per nderrmarjet publike si Trepça, e cila parasheh marrjen e masave te vecanta per krijimin e nje menaxhmenti efikas, zgjidhjen e statutit juridik te Trepçes dhe zhvillimin e strategjise se kesaj nderrmarjeje, ne menyre qe punetoret e saj te jene ne gjendje te jetojne nje jete dinjitoze per veten dhe familjet e tyre.
Ne anen tjeter punetoret shprehen paknaqesite e tyre per gjendjen aktuale dhe u diskutuan disa problematike perkitazi me kete nderrmarje.