17 Janar 2025

LDK pro ratifikimit të marrëveshjes

Prishtinë, 18 qershor - Krytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin mbështetës së partisë së tij për çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përkrahur marrëveshjen e cila është trajtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“LDK do ta ratifikojë këtë marrëveshje në Kuvend sepse e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm i stabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë Mustafa.

Tutje ai ka sqaruar se procedura e ratifikimit nuk ka pse t’i nënshtrohet ndonjë seance të jashtëzakonshme, siç kishte rrjedhë si ide nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)