LDK pret ndryshimin e qeverisjes në vend
Prishtinë, 7 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës, sot mbajti takim me strukturat e saja, përkatësisht Kryesi, kryetarë të degëve dhe deputetë, si vazhdimësi e konsultave të brendshme për tejkalimin e situatës politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson jetike themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe ndryshimin e qeverisjes në vend.
LDK-ja, si prijëse e koalicionit të shumicës parlamentare, është e përcaktuar të punojë intensivisht për themelimin e qeverisë së re të vendit, të udhëhequr nga LDK-ja.