03 Maj 2024

LDK: PDK po manipulon

Prishtinë, 19 tetor - Në një komunikatë të qarkulluar mbrëmë vonë, Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit, kërkonte nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të marrë “qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linçuese ndaj luftës çlirimtare”.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron absurde një kërkesë të tillë të PDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pse të distancohet nga pretendimet dhe veprimet që nuk kanë të bëjnë me të.

LDK-ja thekson se PDK-ja e ka gabuar adresën, meqë Enver Sekiraça nuk ka patur dhe nuk ka asnjë funksion në Lidhjen Demokratike të Kosovës, asnjë lidhje me LDK-në dhe nuk ka folur e nuk flet në emër të LDK-së.

Qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës i bën publike kyetari i saj, strukturat drejtuese dhe askush tjetër. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se PDK-ja, me deklarata të tilla absurde, po përpiqet ta largojë vëmendjen nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe kaosi që e ka përfshirë.

Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje PDK-së që të heqë dorë nga manipulimet e kësaj natyre dhe të tregojë seriozitet në raportet me partitë politike dhe në komunikimet publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)