17 Janar 2025

LDK: PDK, as e dyta në garë për Prishtinën

Prishtinë, 17 gusht - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e konsideron rival të denjë Partinë Demokratike të Kosovës në garë për komunën e Prishtinës.

Madje, sipas përfaqësuesve të LDK-së, partia e kryeministrit Hashim Thaçi nuk është as partia e dytë pas LDK-zë në zgjedhje.

Kështu u tha të premten në një takim që lideri opozitar Isa Mustafa zhvilloi me kryetarët e degëve dhe kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013.

Megjithatë as pas këtij takimi Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti që të tregojë kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës.

Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, u shpreh optimist se partia e tij denjësisht do t’i fitojë zgjedhjet në kryeqytet, ndërsa tha se nuk iu frikësohet kandidaturave të partive tjera, gjegjësisht PDK-së.

“PDK-ja nuk është parti konkurrente në Prishtinë, dhe nuk është as parti e dytë, dhe nuk do të ketë garë të madhe për Prishtinën ashtu siç thuhet. LDK-ja do të fitojë zgjedhjet lehtësisht edhe kësaj here”, ka thënë dje Shala.

Sipas tij, LDK do të kërkojë vota në të gjitha komunat e Kosovës dhe se javën e ardhshme do të marrin emrat e të gjithë kandidatëve të mundshëm për kryeqytet nga të gjitha degët.nuk do të mund t’i realizojmë gjatë periudhës së ardhshme katërvjeçare”, ka thënë kryetari Mustafa, i cili më tutje ka shtuar se LDK synon të marrë plotësisht përgjegjësinë për atë që iu premtohet qytetarëve ashtu siç komunikojnë dhe çfarë do t’i thuhet publikut gjatë kësaj periudhe kohore.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)