22 Janar 2025

LDK pa datë për zgjedhjet brendapartiake

Prishtinë, 30 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) endenuk ka një datë zyrtare se kur do të mbahet Kuvendi i tetë zgjedhor brenda partisë, edhe pse ka më shumë se dy javë që i ka skaduar mandati kryesisë aktuale.

Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, ka thënë se nuk është kohë e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake pasi krijimi i institucioneve është prioritet.

“Nuk e kemi parë të arsyeshme ta caktojmë një datë në këtë kohë kur ndoshta s’do të mund të mbahej kuvendi, pikërisht në atë datë, mirëpo faza përgatitore ka filluar dhe zgjedhjet do të mbahen në kohë të përshtatshme, menjëherë pas tejkalimit të situatës së krijimit të institucioneve”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se nuk mund të bëhen dy procese paralelisht pasi, sipas tij, nuk është nevoja të bëhen. Ai nuk e sheh të vonuar procesin e mbajtjes së kuvendit zgjedhor pasi kuvendi do të mbahet në suaza ligjore.

Rugova ka thënë se nuk do të nguten në mbajtjen e kuvendit vetëm sa për ta plotësuar një kriter, por zgjedhjet do të bëhen tamam siç e parasheh statusi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)