20 Janar 2025

LDK nuk pranon kërkesen e familjes Geci

Prishtinë, 8 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, do të përpilohet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Këto kritere bazohen në numrin e votave që ka marrë partia nëpër degë dhe në kontributin e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Në këto kritere është dhënë edhe mundësia e kandidimit të pjesëtarëve të shoqërisë civile, ekspertëve dhe personaliteve të rëndësishme të shoqërisë, të cilët janë të pastër para ligjit dhe të cilët e përkrahin vizionin e LDK-së për një shoqëri demokratike dhe një vend të zhvilluar ekonomikisht, ku sundon rendi dhe ligji.

Kërkesa e familjes Geci, për të qenë njëri nga ata pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së, sipas LDK-së nuk është në harmoni me kriteret e përcaktuara nga Këshilli dhe është jashtë procedurave të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Secili që ka pretendime për të marrë besimin e qytetarëve mund të kandidojë edhe si kandidat i pavarur.

LDK-ja zotohet se pjesë e listës së saj do të jenë personalitete të rëndësishme të partisë dhe shoqërisë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)