LDK nuk pajtohet me ministra me aktakuza, kërkon largimin e tyre nga Qeveria
Prishtinë, 16 prill - Kryetarit i Grupi Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ne seancën e sotme ka deklaurar se elemente të korrupcionit dhe kapjes së shtetit vërehen në nivele të larta të institucioneve.
Hoti ka thënë së çdo ditë po shkelen standardet e vendosura në Qeverinë Mustafa, që zyrtarët e lartë për të cilët organet e drejtësisë ngritin aktakuzë të lirohen nga detyra.
Në këtë qeveri, janë tre ministra që kanë aktakuzë të ngritur.
"Është edhe një ministër që ka shkelur Kodin Penal duke rrezikuar sigurinë publike, por që është mbajtur në qeveri me votat e deputetëve të partive në koalicion."
"Dhe një tjetër ministër me akuza edhe më të rënda për keqtrajtim të shqiptarëve në Prishtinë gjatë luftës, por që Haradinaj u detyrua ta mbante në qeveri", ka theksuar Hoti.
Hoti ka nënvizuar se LDK e respekton parimin e pafajësisë të secilit derisa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës që e vërteton fajësinë.
Por LDK sipas tij nuk mund të pajtohet që këta persona me aktakuzë të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre.
"Është e qartë se në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, këta persona nuk mund të jenë të paanshëm në ndërkohë që hetohen", potencoi Hoti.