LDK nuk e do Bujar Bukoshin
Prishtinë, 5 gusht - Në partinë e Isa Mustafës karriera e Bujar Bukoshit në LDK ka përfunduar qysh me themelimin e Listës Dr. Ibrahim Rugova.
Drejtues të LDK-së nuk i janë gëzuar zemërgjerësisë së Bukoshit se do ta përkrahë partinë e Isa Mustafës që ti fitojë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, pavarësisht se ai është në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, shkruan Zëri.
Zyrtarë nga LDK-ja madje konsiderojnë se ky humanizëm i treguar nga Bukoshi flet për përfitimet e tij dhe ska qëllim forcimin e LDK-së.
Mendoj se çështja e Bukoshit ka përfunduar, e të mos them edhe karriera. Pra, nuk e shoh një njeri të rëndësishëm për LDK-në që ai kinse të na përprahë neve për ti fituar zgjedhjet. \"
\"Ai nuk ka përkrahës për veti dhe si mund ta përkrahë LDK-në. Prandaj, sigurisht se kjo gatishmëti tij kinse për të na përkrahur neve, është bërë për interesa personale dhe jo për LDK-në, ka deklaruar Haki Rugova.
/Zëri/