LDK nuk do koalicion parazgjedhor me AAK
Prishtinë, 7 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk mund të bëjnë koalicion parazgjedhor mes vete, ndonëse që të dyja deklarohen se i përkasin qendrës së djathtë të partive politike dhe që të dyja janë në opozitë.
Është LDK-ja ajo që nuk pranon afrimin me AAK-në.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë të shtunën se këto dy parti kanë dallime substanciale.
Pengesa për koalicion parazgjedhor me AAK-në është çështje substanciale, çështje vizionare dhe pragmatike. Përderisa kryetari i LDK-së flet për program, për qeverisje, për kualitet, për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe angazhohet për të gjitha këto, kryetari i AAK-së flet për vende pune dhe mundësinë që ai të punojë, sepse ka humbur kohë, ka thënë ai.
Sipas tij, tashmë LDK-ja ka partnerët e saj parazgjedhorë.
LDK-ja e ka bërë ofertën e saj të hapur që të gjitha partitë e djathta të na bashkohen, dhe kemi bërë disa marrëveshje me parti të vogla të djathta si Partia Shqiptare Demokristiane, Balli Kombëtar etj. , ka thënë Gashi.
ashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me AAK-në në rast fitoreje nga subjekti i tij.
Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar për koalicion parazgjedhor të atij niveli, mirëpo një ofertë, siç e ka quajtur ai, kredibile nga ana e LDK-së, do ta shqyrtonte.