LDK nominoi grupin e parë të kandidatëve për kryetarë komunash
Prishtinë, 29 qershor - Pas punës së madhe me Degët, drejtuesit dhe anëtarësinë, në mbështetje të Statutit dhe të Parimeve orientuese të vendosura në Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia e Lidhjes Demokratike Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, nën bazë të propozimeve të Degëve, vendosi të nominojë grupin e parë të kandidatëve të LDK-së për kryetarë komunash.
Kryesia çmon lart kandidaturat që kanë dërguar Degët dhe vlerëson punë serioze që është bërë deri më tani.
Në bazë të Parimeve orientuese dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, Kryesia vendosi që kryetarët aktualë të komunave nga radhët e LDK-së, z. Haki Rugova, z. Agim Veliu, z. Burim Berisha, z. Shaip Surdulli, z. Bajrush të rikandidohen.
Kandidatët e nominuar për komunat e tjera janë:
Gjilan, Lutfi Haziri, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Kryetar i Degës dhe Deputet i Kuvendit Kosovës;
Podujevë, Agim Veliu, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Kryetar aktual i Komunës dhe Kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë;
Pejë, Gazmend Muhaxhiri, anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe Kryetar i Degës në Pejë,
Gjakovë, Luan Gola, Kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë;
Istog, Haki Rugova, Nënkryetar i LDK-së, Kryetar i Degës dhe Kryetar aktual i Komunës,
Ferizaj, Muharrem Sfarqa, Kryetar i Degës së LDK në Ferizaj;
Lipjan, Imri Ahmeti, Kryetar i Degës në Lipjan dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës;
Kamenicë, Shaip Surdulli, Kryetar i Degës dhe Kryetar aktual i Komunës;
Vushtrri, Refik Ramaj, anëtar i Kryesisë së Degës në Vushtrri dhe shef i Grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë;
Obiliq, Mehmeti Krasniqi, Kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq dhe Kryetar aktual i Komunës;
Fushë Kosove, Burim Berisha, Kryetar aktual i Komunës dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Fushë Kosovë;
Dragash, Fatmir Mehmeti, Kryetar i Degës së LDK-së në Dragash;
Rahovec, Fahredin Shehu, anëtar i Kryesisë së LDK-së në Rahovec;
Viti, Sokol Haliti, Kryetar i Degës së LDK-së në Viti;
Novobërdë, Bajrush Ymeri, Kryetar i Degës dhe Kryetar aktual i Komunës;
Kaçanik, Selim Reka, Kryetar i Degës së LDK-së në Kaçanik.
Kryetari dhe Kryesia e LDK-së, dukë dhënë mbështjete të plotë për kandidatët e nominuar, u bën thirje të gjitha strukturave të partisë dhe simpatizantëve të LDK-së që ti përkrahin dhe të punojnë bashkë me qytetarët që kandidatët të fitojnë përkrahje të mjaftueshme për ti fituar zgjedhjet.
Kryetari dhe Kryesia e LDK-së kërkon nga Degët që në përputhje me Orientimet politike të ndërmerren të gjitha veprimet për ti formuar dhe funksionalizuar strukturat që do ti mbështesin kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash.
Lidhja Demokatike Kosovës është bindur se me punën që po bën dhe me përkrahjen që po merr nga qytetarët e Kosovës do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe nacionale.