LDK nis diskutimet për statutin e ri dhe vazhdimin e reformave
Prishtinë, 6 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nga sot do të nisë diskutimet me anëtarësinë e gjerë për ndryshimet në statutin e saj, si dhe për vazhdimin e procesit të reformave të brendshme në parti.
Këto diskutime do të fillojnë sot në Gjilan, në një takim në të cilin, përveç kryetarit dr. Isa Mustafa dhe anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, do të marrin pjesë edhe drejtuesit dhe anëtarësia e gjerë e degëve të LDK-së në: Gjilan, Kamenicë, Viti, Kllokot dhe Novobërdë