17 Maj 2024

LDK: Nepotizmi e korrupsioni e kanë kapluar Kosovën

Prishtinë, 15 dhjetor - Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një koneferencë për media ka thënë se nuk mund të fajësojmë Komisionin Evropian pse vetë Qeveria ka ndërtuar një sektor publik mbi baza politike e të nepotizmit, të paaftë dhe joefiçent për t’u ballafaquar me këto sfida të shtetndërtimit.

Punësimi në sektorin publik dhe sistemi i parregulluar i pagave, nga qeveria aktuale sipas tij po shfrytëzohet për efekte elektorale dhe të fushatës.
 
"Ne konsiderojmë se duhet të bëhet shumë më tepër për të përmbushur reformën e administratës publike, për të forcuar shtetin ligjor dhe për të bërë progres domethënës në liritë dhe të drejtat e njeriut, sidomos në liritë e të shprehurit,  si kritere për të vazhduar me procesin e stabilizim-asocimit", ka theksuar Mustafa.

Kosova, po ashtu, është radhitur e para në rajon dhe në radhët e shteteve afrikane për nga shkalla e korrupsionit, në kushtet kur kryeministri dhe Qeveria kanë shpallur tolerancën zero ndaj korrupsionit e ku janë të përfshirë digasterët dhe ministritë më të ndjeshme.

"Ne do ta mbështesim shtyllën e ligjit, gjyqësinë dhe prokurorinë që të jenë të pandikuara politikisht dhe të paanshme në zbatimin e ligjit. Ne angazhohemi që këto institucione të Kosovës, të cilat i përgjigjen Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe qytetarëve të saj, të përgatitën dhe ta marrin sa më shpejt përgjegjësinë e plotë për zbatimin e ligjit dhe për shtetin ligjor".

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse partia më e madhe opozitare sipas krytarit Mustafa është një parti që punon për interesat e qyetetarëve dhe të shtetit, edhe këtë vit ka përkrahur proceset, të cilat ajo i ka konsideruar me rëndësi të interesit nacional.

"Kemi përkrahur përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, sepse konsiderojmë se ne jemi ata që duhet ta marrim përgjegjësinë e plotë për qeverisjen e këtij vendi, para qytetarëve tanë dhe  para bashkësisë ndërkombëtare".

"Kemi përkrahur dhe përkrahim zgjidhjen e problemeve me fqinjët, përmes dialogut, prandaj kemi mbështetë dialogun edhe me Serbinë, me kusht që pjesë e këtij dialogu të mos jetë integriteti territorial i vendit, sovraniteti dhe rregullimi i tij Kushtetues", ka theksuar ai.


Mustafa ka thënë  se dialogu me Serbinë konsiderojmë se nuk është interes apo obligim vetëm i një partie dhe i një subjekti, rezultatet e këtij dialogu na prekur të gjithë neve, andaj ne e konsiderojmë se dialogun duhet ta zhvillojë qeveria, kurse paralamenti, pjesë e të cilit jemi edhe ne të luaj rol të rëndësishëm në këtë proces.

Ky vit u karakterizua si vit i mospërmbushjes së marrëveshjes politike ndërmjet tre partive politike dhe të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja është një Rezolutë e Kuvendit, por edhe në traditën tonë ka qenë që të zbatohen marrëveshjet dhe zotimet, sepse nuk dëshirojmë të ndërtojmë një ambient politik të mashtrimeve dhe të ndërskamcave.

Prandaj sipas Mustafes PDK-ja në një anë dhe Presidentja Jahjaga, në anën tjetër duhet të hapin rrugë për zgjedhje të drejtpërdrejtë të Presidentit të vendit dhe për reformë të mirëfilltë kushtetuese dhe zgjedhore si dhe për respektimin e afateve te marrëveshjes.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk sheh asnjë të mirë nga arrnimi i kësaj qeverie. Por LDK, respekton faktin  se çdo subjekt merr vendime në suaza të interesave, vlerësimeve dhe përgjegjësisë së vet.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, zgjidhja e vetme e qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme të këtij vendi, janë zgjedhjet nacional, të drejta, fer dhe demokratike, nga të cilat do të buronte legjimiteti qytetar për qeverisje të këtij vendi. Çdo kombinim tjetër, është konstruksion mbi vota të abuzuara dhe zgjedhje të dyshimta.
 
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se ndërtimi i shtetit të Kosovës po tregon dështime në katër fusha themelore, shumë të ndjeshme për ne: Në zhvillimin ekonomik, në politikat e arsimit, në polici dhe në drejtësi

Qeveria e vendit jo vetëm që është tepër glomaze, për këtë Kosovë me 2 milion banorë, por ajo po funksionon si dopioqeveri (një qeveri të vendit - glomaze dhe një qeveri të kryeministrit me zyra dhe agjencione)

a. Efektet në ekonomi nga politikat e kësaj qeverie:

- Papunësia është më e lartë se 3 vjet më parë

- Deficiti buxhetor dhe tregtar më i lartë se 3 vjet më parë

- Investimet e jashtme direkte dhe investimet private më të ulëta se 3 vjert më parë

- Korrupsioni më i lartë se 3 vjet më parë

- Furnizimi me energji nuk është përmirësuar

- Privatizimi i ndërmarrjeve publike është politizuar skajshëm, me kontrata të dëmshme siç është rasti me distribucionin dhe furnizimin me energji elektrike, dhe me indikacione për afera korruptive tek privatizimi i PTK-së vitin e kaluar

- Plani për revitalizim të Trepçës i premtuar në fillim të mandatit nga koalicioni qeverisës ka dështuar.

b. Politikat në arsim, sidomos në arsimin e lartë, po tregohen totalisht te dështuara.  Arsimi i lartë nuk guxon t’u nënshtrohet politikave populliste dhe aspiratave joreale të përfshirjes së madhe në arsimin e lartë, jashtë mundësive kadrovike dhe hapësinore, çfarë po ndodhë sot.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në muajt e ardhshëm do të pasqyrojë alternativat e vete për zhvillimin e këtyre sektorëve, shumë të ndjeshëm dhe për një qeverisje racionale të këtij vendi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)