20 Janar 2025

LDK në Vushtrri përkrahë fuqishëm punën e kryetarit Mustafa

Vushtrri, 17 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, theksoi sot se Marrëveshja për Asociacionin është e vetmja prej marrëveshjes në dialogun me Serbinë, që përmban klauzolën e vlerësimit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Me këtë është arritur që institucionet e Brukselit dhe Qeveria e Beogradit të pranojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.\"

\"Prandaj si marrëveshje është ndër marrëveshjet më të mira që janë arritur, kurse ka qenë dhe është përgjegjësi e Gjykatës Kushtetuese të konstatojw se si kjo marrëveshje të shndërrohet në Statut dhe po ashtu të vlerësojw edhe të gjitha aktet e tjera që rrjedhin prej saj”, tha kryeministri Isa Mustafa, në një tubim të Degës së LDK-së në Vushtrri, në të cilën morën pjesë qindra veprimtarë dhe simpatizantë të LDK-së.

Ata brohoritën vendosmërinë e Kryeministrit që Qeveria të mos jap dorëheqje, sepse siç tha akademik Mustafa, as LDK-ja dhe as Kryeministri nuk kanë hyrë në këtë koalicion qeverisës të vjedhin, të keqpërdorin dhe të shkatërrojnë shtetin, por ta ndërtojnë atë, prandaj as nuk e kanë ndërmend t’u përgjigjen kërkesave të opozitës dhe të rrugës për t’u dorëhequr.

Një ditë më parë, në kuadër të fuqizimit më të madh të anëtarësisë, në realizimin e programit politik dhe në reformat partiake të LDK-së, në Pejë u zhvillua një takim i gjerë me degët e LDK-së në Dukagjin, ku përveç Pejës, bëjnë pjesë edhe Istogu, Klina, Deçani dhe Juniku, ku morën pjesë qindra anëtarë të strukturave të degëve të LDK-së të cilët përkrahën fuqishëm punën e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryetari Isa Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)